
Limi Tairi e shkatërron boshnjakun në raundin e parë
Limi Tairi, djaloshi me prejardhje nga Gostivari i cili jeton dhe vepron në Gjermani gjatë fundjavës ka arrit deri tek triumfi i katërt në boksin profesionist, kurse viktima e tij e ardhshme ka qen boksieri nga Bosnja, Bojan Teletina. Kjo ndeshje u zhvillua në Hannover “German Heroes Fight Night” dhe triumfi i shqiptarit u prit me ovacione të mëdha nga të pranishmit, sepse ai dueli e përfundoi qysh në raundin e parë kur edhe ju vërsul kundërshtarit dhe e dërgoi atë në “botën e ëndrrave”.
Pas ndeshjes Tairi u shpreh i kënaqur me atë që tregoi në ring duke thënë se ka prit se kundërshtari i tij do të qëndroj më shumë në ring, mirëpo siq duket nuk ka mundur ti mbijetoj goditjeve të tija të fuqishme. Cekim se Tairi është një boksier tani më me përvojë në boksin amator sepse ai ka zhvilluar deri tani 120 ndeshje, kurse suksesin e tij kërkon ta vazhdon edhe në profesionalizëm.
Me boks ka filluar qysh në moshën 9 vjeçare dhe ka stërvit në një klub serioz gjerman dhe me trajner profesionalist. Synimi i tij është që një ditë të ngjitet ne majat botërore duke u ndesh për ndonjë titull.