
Liga rajonale me Maqedoninë e Veriut por pa Kosovën
Gjatë kësaj fundjave në Zagreb (Kroaci), në një takim pune u takuan drejtuesit e Federatave të Boksit të Evropës Juglindore apo vendeve të dala nga ish Jugosllavia.
Probleme më të mëdha për nisjen e garave kanë vendet e vogla si Maqedonia, Mali Zi dhe Sllovenia,që nuk kanë boksier për plotësimin e të gjitha kategorive tek seniorët.
Këta u morën vesh që Liga rajonale e boksit amator të nis në qershor ose më së voni në korrik të këtij viti.
Përfaqësues të Maqedonisë në këtë takim ishin Faton Salihu (nënkryetar) dhe Branko Ilievski (sekretar I përgjithshëm).
Sikurse dy vjet më parë edhe në këtë sezone klubet kosovare apo përfaqësuesja e Kosovës në boks nuk do të marrin pjesë në garat e kësaj lige rajonale.
Cekim se Salihu kishte disa takime me drejtuesit e larte te federatave si dhe biseda me disa ish kampion evropian dhe botëror qe gjithashtu ishin pjese e këtij takim pune.