Licencohet Muamer Abdullahu nga “ShkupiGYM”
Sot në hapësirat e Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup u bë promovimi i gjeneratës së parë të trajnerëve të licencuar në sportin e Fitnessit dhe Bodybuildingut nga ana e BBFFM -së ,që është e njohur dhe përkrahur nga IFBB dhe Agjencia për Rini dhe Sport .
Njëri prej atyre që fituan këtë licencim është edhe Muamer Abdullahu nga ShkupiGym.
“Të gjithë kandidatët u vlerësuan për njohurit e tyre që i posedojnë dhe të njëjtat i certifikuan para komisionit që ishte i përbëre nga Profesor te Fakultetit të Kulturës Fizike , njerëz të kualifikuar nga fusha e Mjekisë Sportive dhe kryesis së Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnessit të Maqedonisë , ku në mesin e gjithë këtyre kandidatëve isha i vetmi shqiptar dhe më i ri në moshë”, tha Abdullahu.