Lewis: Rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit duhet të zhvillohet në Meksikë
August 6, 2019
0 comments
Share

Lewis: Rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit duhet të zhvillohet në Meksikë

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua do të ripërballen në fund të këtij viti, por ende nuk është mësuar vendndodhja e meçit të madh.

Boksier britanik e aktivizoi menjëherë klauzolën e rimeçit, pas humbjes që pësoi ndaj meksikano-amerikanit më 1 qershor.

Joshua pësoi humbjen e parë në karrierë, për më shumë atij iu morën nga Ruiz edhe tituj e botës si, WBA, WBO dhe IBF.

Legjenda e boksit, Lennox Lewis, ka thënë se kampionit botëror duhet t’i jepet shansi që ta mbrojë titullin e më të mirit në vendlindjen e tij.

“Ju e dini se ku dëshiroj që meçi të zhvillohet. Në Meksikë”, ka thënë Lewis për fighthype.com. “Kjo është hera e parë në histori që kemi një kampion të peshave të rënda në Meksikë”.

Ruiz thotë se rimeçi ndaj Joshuas nuk do të zhvillohet në Britaninë e Madhe

“Nuk e kam menduar se një gjë e tillë do të ishte e realizueshme. Ta shikoj Andy Ruizin në këtë ditë dhe në këtë stil. Jepni shansin Ruizit që ta zhvillojë shansin në vendlindjen e tij, jepni shansin meksikanëve ta shikojnë përballjen Ruiz – Joshua, pasi në New York ata nuk kishin mundësi ta shikonin”, ka thënë Lewis.

Promoteri Edie Heran ka thënë se Joshuas nuk i intereson ku do të zhvillohet rimeçi, britanikut i intereson vetëm rikthimi i titujve.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *