Lewis: Jam përgatitur për të mundur Cormier duke bërë seks
October 28, 2018
0 comments
Share

Lewis: Jam përgatitur për të mundur Cormier duke bërë seks

Në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut zhvillohet më datë 3 nëntor eventi UFC-230 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo për titullin kampion të peshës së rëndë (heavyweight) mes kampionit në fuqi Daniel Cormier dhe sfidantit Derrick Lewis. Ky i fundit nuk ka patur shumë kohë për t’u përgatitur, pasi një muaj më parë dueloi në UFC-229, ku mundi me “KO” Alexander Volkov. Por Lewis i erdhi një mundësi e artë për të dueluar për herë të parë për titullin, ndaj pranoi ofertën e UFC-së.

Pavarësisht se nuk konsiderohet favorit, 33-vjeçari Derrick Lewis shprehet se do të jetë gati për këtë sfidë. “Gjatë këtij muaji kam bërë më së shumti kardio dhe… seks. Cormier është një mundës dhe synon më së shumti kapjet, ndaj seksi më ka ndihmuar shumë për të patur një trup në formë, sidomos në zonën e ijeve. E di që nuk më konsiderojnë favorit, por kafazi do të thotë të vërtetën. Ndoshta Miocic meritonte revanshin më shumë se unë, por jam gati. Duelet e mia i fitoj me zemër dhe me mendje”, u shpreh Derrick Lewis.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *