Lewis dhe Tyson revansh për 100 milionë dollarësh
March 11, 2019
0 comments
Share

Lewis dhe Tyson revansh për 100 milionë dollarësh

Ish-boksierët Lennox Lewis dhe Mike Tyson kanë dueluar mes tyre më 8 qershor të vitit 2002 për titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në kategoritë WBC, IBF, IBO dhe “The Ring Magazine”. Kjo përballje e madhe e peshës së rëndë e zhvilluar 17 vite më parë u fitua nga Lewis me “KO” në raundin e tetë. Një sfidë që u konsiderua si triumfi i boksit britanik mbi atë amerikan.

Sot, 17 vjet pas atij dueli, 52-vjeçari Lennox Lewis, duke folur për Joe Rogan, ka zbuluar se synon të rikthejë Mike Tyson në ring, por me një kusht që kjo sfidë e madhe e peshës së rëndë të gjenerojë 100 milionë dollarë.

Lennox Lewis dhe Mike Tyson

Unë dhe Tyson keni kaluar pothuajse të njëjtën histori pasi lamë ringun. Ai ka patur disa probleme me ligjin, ka kaluar pak kohë në burg, ndërsa unë jam trajnuar vazhdimisht. Ne jemi tashmë dy boksierë të vjetër në moshë, por që kemi dhënë shpirtin në ring. Kjo na bëri ne legjenda, që të qëndronim kaq gjatë aktivë si boksierë, pasi e dinim se kjo ishte gjëja e duhur”, tha Lennox Lewis.

Ne nuk jemi si boksierët e sotëm, por ne mund të zhvillojmë sërish një duel të madh, ku të dhurojmë spektakël. Shpresoj ta bind Mike të rikthehet në ring”, u shpreh më tej Lewis, 41 fitore, 2 humbje dhe një duel në barazim në karrierë.

Pasi mposhti Mike Tyson në vitin 2002, Lewis e mbrojti edhe një herë të fundit titujt kampionë bote ndaj Vitali Klitschko para se të tërhiqej nga sporti si kampion i padiskutueshëm i peshës së rëndë. Gjithsesi, tani ai synon të rikthehet sërish në ring, për një revansh të madh në peshën e rëndë mes legjendave të boksit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *