Leti Neziri me sukses po mbron ngjyrat e Austrisë
October 4, 2017
0 comments
Share

Leti Neziri me sukses po mbron ngjyrat e Austrisë

Një djalosh i talentuar po loz në ringjet e Austrisë. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin, Leti Neziri i cili me prejardhje është nga Gostivari por që jeton dhe vepron në Linz.

Ai për ArenaRing thotë se me sportin e kikboksit ka filluar qysh në moshën 10 vjeçare kurse qe tre vjet merret me boks.

“Qysh nga fëmijëria kam pas dëshirë që të merrem me sportet luftarake andaj edhe u futa në kikboks kurse tash tre vite ushtroj edhe boks. Mund të them se jam krenar me sukseset e arritura prandaj sot edhe jam në reprezentacionin e këtij vendi. Më 17 tetor kam ndeshjen e radhës dhe tash po bëj përgatitjet që të paraqitem sa më mirë në ring”, tha Neziri i cili shtoi se ka përkrahje të madhe nga familja e tij që merret me këtë sport.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *