Lesnar-Cormier një “show” cirku, meritoj revanshin
July 17, 2018
0 comments
Share

Lesnar-Cormier një “show” cirku, meritoj revanshin

Vetëm pak ditë para eventit UFC-226, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Stipe Miocic pat falënderuar UFC-në për shumën e kënaqshme pat marrë nga marrëveshja për eventet e zhvilluara në kafaz. Por kanë mjaftuar pak ditë që Miocic të ndryshojë mendje. Arsyeja? fakti që UFC po mendon se Daniel Cormier, kampioni i saposhpallur i botës, të duelojë ndaj Brock Lesnar për të mbrojtur titullin dhe jo ndaj tij.

Ajo që ndodhi në kafaz pas eventit UFC-226, mes Lesnar dhe Cormier ishte një “show” i shëmtuar, një shfaqje cirku dhe një mungesë respekti karshi meje. Mendoja se pas duelit do të më intervistonin dhe do të kërkoja publikisht revanshin. Por në kafaz hyri Brock dhe mendova se nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e këtij cirku”, u shpreh Stipe Miocic.

Më tej, ish-kampioni i botës kërkon nga Dana White sqarime në lidhje me të ardhmen e titullit në peshën e rëndë. “Si ka mundësi që UFC dhe Dana i japin mundësinë për duel një njeriu që ka dy vjet që nuk duelon dhe është pezulluar për doping? Unë e meritoj mundësinë për një revansh, duke parë atë që kam arritur vitet e fundit në peshën e rëndë. E kam mbrojtur 3 herë titullin, një rekord. Dana më kërkoi ndjesë për atë që ndodhi në kafaz pas duelit, por ato s’kanë vlerë, pasi e vërteta është se ata e kishin përgatitur këtë skenë”, tha Miocic.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *