Lëndohet rëndë reprezentuesi i Kosovës
August 29, 2017
0 comments
Share

Lëndohet rëndë reprezentuesi i Kosovës

Në faqen e klubit Ippon nga Prishtina bëhet e ditur se është lënduar rëndë karateisti i kombëtares së Kosovës, Alvin Karaqi. “Pjesëmarrja e Alvin Karaqit në një aktivitet të karatesë në Turqi ishte fatale. Ai vikendin e kaluar u lëndua rëndë gjatë një meçi me reprezentuesin turk. Lëndimi i gjurit do ta largoj nga arenat e karatesë për një kohë në periudhën më të rëndësishme në betejën për të fituar normën për Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio 2020.

Ky lëndim i rëndë do të jetë humbje edhe për Klubin e Karatesë Ippon Prishtinë, por edhe për përfaqësuesen e Kosovës në karate. Shpresojmë se Alvin Karaqi do ta kalon këtë sfidë si deri me tani dhe shumë shpejt do t’u kthehet sukseseve. Aktualisht Karaqi është i 9 ti në botë në kategorinë deri 84 kg”, bëhet e ditur nga KK Ippon.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *