Lëndimi ia ndaloj karrierën Xhezës, por ai sot është një biznesmen i suksesshëm
July 6, 2017
0 comments
Share

Lëndimi ia ndaloj karrierën Xhezës, por ai sot është një biznesmen i suksesshëm

Njëri prej pelivanave më të mirë që ka pasur Maqedonia ndonjëher, Xhezair Latifi, edhe pse kaluan katër vite nga operimi që pati në këmbë ai ende nuk po mund të pajtohet me realitetin se nuk është më aktiv.

“Pas një lëndimi që pësova në vitin 2013 u desh të futem ne operim, por ky dëmtim më kushtoi shumë pasi pa dëshirën time u desh te largohem nga sporti aktiv. Tani edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë unë ndonjëherë nuk po mundem të pajtohem me realitetin e hidhur pasi më mungojnë sukseset që i kam pasur si pelivan por edhe si mundës në dysheme. Dhe shprastinë në zemër e shoh edhe kur shkoj ne turne të ndryshme”, thotë Latifi, i cili për të plotësuar këtë shprastinë shpesh di të shkoj në palestër për ti ndihmuar mundësit e ring.

“Shfrytëzoj çdo moment të lirë të shkoj deri në palestër dhe ti ushtroj mundësit e rinj, sepse Studeniçani ka pasur gjithnjë pelivana dhe besoj se ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi për ArenaRing. Ndryshe, Xhezair Latifi, tani është një biznesmen i suksesshëm ku edhe ka disa shitore – Mishtore si dhe thertore.

Cekim se ai ka qen krenaria e shqiptarëve në Maqedoni, pasi ai ka fituar shumë medalje si në arenën vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Ka qen edhe 15 herë kampion por lëndimi e largoi padëshirë të tij.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *