Legjenda tajlandeze në Muay Thai, Sak Kaoponlek seminar madhështor në Zvicër
October 16, 2018
0 comments
Share

Legjenda tajlandeze në Muay Thai, Sak Kaoponlek seminar madhështor në Zvicër

Menaxheri tani më i njohur shqiptar i sporteve luftarake, Avdyl Salihu, po e dërgon për herë të parë në Zvicër për seminar dyditor legjendën tajlandeze në Muay Thai, Sak Kaoponlek si dhe kampionin e Evropës dhe fituesin e dy titujve italian, Ervis Bicin, kurse organizator kryesor i kësaj ngjarje të madhe do jetë, Mustaf Kicaj, i cili ka marrë përsipër të gjithë harxhimet rreth pritjes sa më të mirë të legjendës tajlandeze si dhe kampionit shqiptar. Sipas Kicajt, do zhvillohen dy seminare njëra do jetë më 5 nëntor tek shkolla e ish trajnerit i tij, “Nathapong” në Cyrih, kurse më 6 nëntor në shkollën “Musti Gym” në Winterthur. Kicaj për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, i cili do jetë edhe sponsor media i këtij manifestimi tha se ndihet krenar që për herë të parë po sjell një legjendë të madhe si Sak Kaoponlek.

“Të jesh pjesë e një seminari të tillë ku do të të stërvit për disa orë legjenda e gjallë tajlandeze Sak Kaoponlek është madhështore . Ai gjatë karrierës së tij ka arrit shumë suksese, ndoshta është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në këtë sport. Ai ka një teknikë të përsosur dhe luftërat e tija kanë qenë shumë atraktive, andaj ftoj të gjithë sportistët por edhe njerëzit e thjeshtë që të vijnë sa më shumë për të mësuar teknikat e fshehura nga ky gjigant i Muay Thai. Nga ana tjetër, po na respekton me pjesëmarrjen edhe kampioni evropian dhe fituesi i dy titujve italian, Ervis Bici, i cili poashtu do të merr pjesë aktive në këtë aktivitet që do ta zhvillojmë në Zvicër. Dua të ceki se që të dy do jenë edhe musafir i eventit të madh që do zhvillohet më 3 nëntor – 40 vjet Muay Thai tek Nathapong”, tha Mustaf Kicaj.

Ndryshe gjatë karrierës, Sak Kaoponlek ka zhvilluar 380 ndeshje ku prej tyre ka vetëm 40 humbje. Ai gjate karrierës së tij ka arrit të gjitha titujt e mundshëm kështu ka qen Luftëtar i vitit 1995 në Tailandë, Kampion i botës në WAKO, Kampion i botës në MTA, Kampion i botës në KL, Kampion i botës në WFC, Kampion internacional i botës KL, dy herë kampion i botës WFF si dhe  Kampion i Azisë. Ai momentalisht po jeton ne Itali ku ka krijuar edhe familjen e tij si dhe shume shpejt do te hap edhe shkollën e tij.

Më 5 nëntor duke filluar nga ora 19:00 – 20:30 – Natthapong Gym (Wehntalerstrasse 121 8057 Zurich) – Rezervimet 079/276 6792 (30 CHF)

Më 6 nëntor duke filluar nga ora 19:00 – 20:30 – Musti-Gym (Gruzefeldstrasse 28 8400, Winterthur) – 079/ 696 9691 (30 CHF)

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *