Legjenda tajlandeze e Muay Thai, Sak Kaopolek fton sportistët në Zvicër
October 24, 2018
0 comments
Share

Legjenda tajlandeze e Muay Thai, Sak Kaopolek fton sportistët në Zvicër

Legjenda tajlandeze dhe e botës në Muay Thai, Sak Kaopolek, nga 3 deri më 6 nëntor do të qëndroj në Zvicër duke qen mysafir special në eventin e Nathapongit, kurse më pas do të zhvilloj edhe dy seminare që i ka bërë të mundshëm menaxheri tani më i njohur shqiptar, Avdyl Salihu, si dhe organizatori Mustaf Kicaj.

Kaopolek ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka thënë se ndihet shumë mirë sepse kjo do jetë paraqitja e tij e parë në shtetin Zvicranë për një seminar të tillë dhe për këtë falënderoi organizatorët që po më nderojnë.

“Ndjehem shumë mirë që kam marrë ftesë nga një bashkatdhetari im Napong, gjithashtu falënderoi edhe menaxherin Avdyl Salihu për nisjen e këtij projekti si dhe organizatorin Mustaf Kicaj. Thjesht i adhuroj shqiptaret si popull sepse kanë shpirtin luftarak por edhe mirëpritjen”, deklaroi Sak, duke shtuar se në Zvicër do të punoj teknika interesante me ata që do marrin pjesë në seminar.

“Dua te shoh tekniken e Muay Thai që punojnë aty  dhe jam kurioz sa dëshirë kanë për këtë disipline. Personalisht do punoj teknikat më efikase që zhvillohen ne ring, andaj i ftoj sportistët që të marrin pjesë sa më shumë sepse do kenë shumë gjëra të reja të mësojnë. Pres sa me shumë të rinj dhe të reja qe t’ju tregoj të gjithëve se çfarë është Muay Thai klasik. Dua t’ju tregoj te gjithëve çfarë është respekti dhe kultura e Muay Thai”, tha Sak KAOPONLEK, i cili në seminar do të jetë së bashku me Ervis Bici, i cili ka titull Evrope dhe katër herë kampion i Italisë, i cili poashtu do të tregoj disa teknika të këtij sporti madhor.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *