Legjenda Mike Tyson rrëfen si mposhte mentalisht kundërshtarët
April 6, 2017
0 comments
Share

Legjenda Mike Tyson rrëfen si mposhte mentalisht kundërshtarët

Një nga boksierët më të frikshëm në histori të këtij sporti, amerikani Mike Tyson ka rrëfyer se çfarë mentaliteti kishte para se të hynte në ring për t’u ndeshur.

“Kur nisem për në ring kam vetbesim, por kam edhe shumë frikë”, tha ai.

“Kam frikë totale. Kam frikë nga gjithçka, kam frikë se mos humbas. Kam frikë se mos turpërohem. Por kam vetbesim total. Sa më shumë që i afrohem ringut, aq më shumë vetbesim kam”, vazhdoi Mike.

“Gjatë gjithë trainingut kam pasur frikë nga ky njeri, kam menduar se ndoshta ky njeri do të më mposhtë mua. Kam ëndërruar atë duke më rrahur mua. Por sa më shumë që i afrohem ringut, fitoj më shumë vetbesim.

“Në momentin që jam në ring, jam zot. Askush nuk mund të më mposhtë”, përfundoi Tyson.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *