Legjenda e ringut ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare
E bija e tij Christi ka postuar një lajmërim të shkurtër në Facebook: “Jake LaMotta, 10 korrik 1922-19 shtator 2017 – U prehsh në paqe babi.”
Raportet e mediave amerikane tregojnë se ai ka vdekur në një azil për shkak të komplikimeve të pneumonisë.
LaMotta është një nga ikonat e boksit dhe ka qenë frymëzimi i filmit që ka fituar çmimin Oscar në vitin 1980 Raging Bull.
I lindur e rritur në Bronx të New York, LaMotta ka qenë një nga boksierët më të fortë të brezit të tij dhe njihet për rrahjet e këqija që i bënte kundërshtarëve.
Por ai kishte edhe një nofull të hekurt dhe mund të duronte grushte për raunde të tërë.
Ai ka qenë kampion bote në peshën e mesme, dhe njihet për jetën problematike jashtë boksit.