Laurant Etemi kampion i Universiteteve të Gjermanisë
May 1, 2017
0 comments
Share

Laurant Etemi kampion i Universiteteve të Gjermanisë

Gjatë fundjavës në Halle  Salle ne Gjermani u zhvillua kampionati i Universiteteve të këtij vendi kurse sukses të madh ka arrit djaloshi shqiptar, karateisti Laurant Etemi duke fituar vendin e parë. Ai garoi në -75 kg dhe deri tek ky sukses erdhi pasi mposhti tre garues.

Në përballjen e parë mposhti ish reprezentatuesin e këtij vendi Felix Peschau me 4:0, kurse më pas ishte më i mirë edhe se kampioni i vitit të kaluar që e fitoi bindshëm me 7:0 si dhe Poll me rezultat 8:0 , kurse në finale u ndesh me Florian Beck nga Halle me rezultat 6:0.

Ndryshe, cekim se Leurenti stërvit në klubin Shotokan Esslingen i cili udhëhiqet nga i ati i tij, Xhemi Etemi. Në këtë turnir u paraqit për universitetin Tübingenit. Duhet cekur se Laurent Etemi -75, u bë edhe nënkampion i Gjermanisë ku humbi ne finale nga nënkampioni i botës, Noah Bitsch me rezultat 1:2. (A.R.)

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *