Latifi dëshiron të përballët me pesëshen e madhe të UFC-së
September 11, 2017
0 comments
Share

Latifi dëshiron të përballët me pesëshen e madhe të UFC-së

Ilir Latifi menjëherë pas fitores ndaj Tyson Pedros në UFC 215 është shprehur i gatshëm të ndeshjet me emrat e mëdhenj të këtij sporti.

Shqiptari bëri një rikthim të madh në tetëkëndësh duke ia shkaktuar humbjen e parë profesionale australianit.

Lufta e tij e fundit para kësaj ishte ajo ndaj Ryan Bader, ku fatkeqësisht humbi. Ai shpjegoi arsyen e mungesës kaq të gjatë dhe se tani dëshiron të luftojë me emrat e mëdhenj.

“Ju e keni parë atë dhe vet, është një luftëtar i madh me shumë talent. Mendoj se do të ketë një karrierë të mirë”.

“Ai u pa si një i ri me shumë prospektivë dhe i pamposhtur. Dëshironin të provonin kundër meje dhe pranova, le ta bëjmë thash”.

“Pjesa më e vështirë për mua ishte mungesa në tetëkëndësh për më shumë se një vit. E ndjeva paksa, kjo ndodhi pasi u përballa me lëndime dhe disa gjëra tjera. Ishte mirë që u riktheva”.

Normalisht që nuk mungojnë edhe simbolet kombëtare pas fitores

“Tani do të shohim, dua të përballëm me pesë të parët. Jam gati të ngjitem, isha larg, por tani jam rikthyer”, ka thënë Latifi, duke i treguar të gjithëve se dëshiron titullin e më të mirit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *