Latifi: Boll u fshehe, më jep shansin që meritoj
July 23, 2018
0 comments
Share

Latifi: Boll u fshehe, më jep shansin që meritoj

Daniel Cormier ka deklaruar se i kanë mbetur edhe dy ndeshje përpara se të varë dorezat në gozhdë, por kohët e fundit shumë luftëtarë e kanë sfiduar kampionin e dy peshave të ndryshme.

I fundit është suedezi me origjinë shqiptare Ilir Latifi.

Latifi ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në UFC dhe aktualisht është një nga luftëtarët më në formë të peshës “light-heavyweight”.

“Kampion, përse vazhdon të fshihesh. Unë jam kundërshtari i duhur ndaj të cilit duhet të mbrosh titullin.

“Nëse nuk do të ndeshesh me Alex, atëherë ndeshu me mua boll u fshehe kampion, më jep mundësinë time. Respekt,” ishin fjalët e Latifit në Instagram.

Daniel Cormier sapo ka mposhtur Stipe Miocic në peshën e rëndë dhe kërkon një ndeshje multi-milionë dollarë ndaj yllit të WWE, Brock Lesnar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *