Lama të shtunën do të debutojë në boksin profesionist
Boksieri shkupjan Jasin Lama është gati të bëjë hapin e rëndësishëm për t’u futur në boksin profesionist . Lama i cili u shpall si më i miri nga Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut, do të debutojë në boksin profesionit në spektaklin e boksit “Nata e Kampionëve” që do të mbahet të shtunën në Tetovë.
Ndërkaq kundërshtar i Lamës në meçin debutues në boksin profesionist do të jetë bullgari Samuil Dimitrov, me këtë të fundit që ka 15 meçe të zvilluara në boksin profesionit.
Ndryshe Lama pret fitore në këtë duel i cili nuk pritet të jetë i lehtë për boksierin shkupjan.
Kujtojmë që Lama debuton në boksin profesionit pas një karrierre të sukseshme në boksin amator.