
Lama: Shpresojë të fitoj sërisht “Gongun e Artë”
Përpos pandemisë së “Covid 19”, nga dita e enjte e deri të shtunën, do të zhvillohet edicioni i 50-të I turneut të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të do të sjell 60 boksier nga 13 shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.
“Tani sa jemi kthyer nga Kampionati Botëror dhe jemi në formën e duhur dhe presim që edhe këtë vit “Gongu I Artë” të mbetet në shtetin tonë, në Maqedoni….Jam në formën më të mirë dhe shpresojë që edhe këtë vit të jetë “Gongu i Artë” në duart e mia.
Kryetari i Federatës së Boksit, Primislav Dimovski dhe nënkryetari, Faton Salihu, faleminderuan publikisht Agjencinë për Rini dhe Sport, si mbështetës kryesor të eventit jubilar, ndërsa premtuan spektakël të boksit në palestrën e vogël të “Boris Trajkovski” në ditët në vijim.
Faton Salihu, nënkryetar i FBM
“Një faleminderim të veçantë për Agjencionin për Rini dhe Sport, poashtu edhe drejtorin Naumçe Mojsoskin , i cili na ka dhënë një përkrahje të madhe për realizimin e projektit , sidomos për realizimin e turneut “Gongu i Artë”, i cili është i 50 -të dhe jubilar si dhe zv drejtorin Avni Rrustemi i cili gjithnje na mbeshtet. Do të marrin pjesë 13 shtete mes të cilëve janë nga boskier nga Bullgaria, Anglia, Uellsi, Irlanda, Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Kroacia , Sllovenia, Kina, Ukraina, Molldavia, si dhe boksierët më të mirë nga Maqedonia.
Sfidat e çerekfinales do të zhvillohen gjatë ditës së enjte, ndërsa një ditë më vonë, gjysmëfinalet do të zhvillohen në orën 13 dhe 18, ndërsa finalet janë paraparë që të zhvillohen të shtunën në orën 20.00 në palsetrën sportive “Boris Trajkovski”.