Lama: Shpresoj të dal fitues ndaj sllovenit
June 21, 2019
0 comments
Share

Lama: Shpresoj të dal fitues ndaj sllovenit

Boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Jasin Lama (60kg), ka mësuar kundërshtarin e së shtunës në Lojërat e Dyta Europiane në Minks të Bjellorusisë, shkruan gazeta Lajm.

Ai do të kryqëzojë dorëzat me sllovenin Tadej Verngova.

Bokseri ynë Lama ka dekaruar nga Minsku se është në formë shumë të mirë dhe shpreson në fitore.

“Jam në formë shumë të mirë, shpresoj që në këtë ndeshje të dal fitues dhe të vazhdoj më tej”, tha Lama per Lajm.

Në Minsk janë edhe dy boksierët tjerë: Arsim Etemi (75kg) dhe Goce Janevski (69kg).

Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë kanë nisur dje dhe do të mbahen deri më 26 të këtij muaji.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *