Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist
September 12, 2022
0 comments
Share

Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Ashtu siç ka shkëlqyer në boksin amator, ashtu është duke shkëlqyer edhe në meçet e para në boksin profesionist. Bëhet fjalë për boksierin shkupjan Jasin Lamën i cili sonte shënoi fitore në meçin e dytë në boksin profesionist duke mundur me nderprerje ne raundin e 2 boksierin hungarez Gyula Rozsas.

Lama dominoi gjatë gjithë kohës dominoi meçin, duke mos i dhënë asnjë mundësi kundërshtarit të tij.

Kujtojmë që më 30 korrik Lama regjistroi fitoren në meçin debutues në boksin profesionist duke mposhtur bullgarin Samuil Dimitrov me nokaut.

Me suksesin e arritur i kenaqur ka qen edhe presidenti i klubit Faton Salihu i cili tha se kane shume plane me Jasinin dhe beson te njejtat ti realizojne me sukses.

Ndeshjen e rradhes Lama do ta zhvilloj ne Pejë tek eventi qe e organizojn Promoteret Avdyl Salihu dhe Muharrem Gjocaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *