Lama sërish kampion: Tani synoj Gongun e artë
October 21, 2019
0 comments
Share

Lama sërish kampion: Tani synoj Gongun e artë

Të dielën, (20 tetor) në Ohër u zhvillua kampionati i 26-të individual shtetëror në boks për fëmijë, kadet, junior dhe senior.

Jasin Lama, boksieri i KB “Çair” sërish është shpallur kampion vendor në konkurrencën e seniorëve.
Ai në kategorinë 60 kg e mposhti Oran Shaqirovski nga BK Pelister 2007 me vendim të gjyqtarëve me rezultat 3-0.

“Isha favorit në finale dhe me meritë e fitova titullin kampion. Tani në vazhdim po përgatitemm për Gongun e artë, ku synoj të stolisem me medaljen e artë dhe pse jo edhe të rrëmbej Gongun e artë”, tha Lama, i cili disa herë ka fituar titullin e kampionit vendor.

Në këtë konkurrencë nuk u zhvilluan meçet mes Goce Janeskit dhe Haris Ramadanit nga “Çairi”, për shkak të lëndimit të Janeskit, dhe titulli kampion shkoi në duart e Ramadanit në kategorinë deri 75kg.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *