Lama krenar: Emrin e kampionit, Faton Salihu e has në çdo aeroport të botës!
July 8, 2019
0 comments
Share

Lama krenar: Emrin e kampionit, Faton Salihu e has në çdo aeroport të botës!

Boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Jasin Lama ka përjetuar një moment emocionues, gjatë kthimit nga Lojërat Europiane në Minsk.

Ai për Lajm tregon se si në aeroportin e Moskës, deri sa po pritnin për të udhëtuar për në Shkup, i ishte afruar një ishboksier nga Azerbajxhani, i cili pasi kishte vërejtur se janë nga Maqedonia e ka pyetur për Faton Salihun.

“Gjatë kthimit për në Maqedoninë e Veriut nga Lojërat Europiane në aeroportin e Moskës më rastisi të takojë një ish boksier nga Azerbajxhani, fitues medalje në kampionat europian.

Ai kur e pa ekipin e Maqedonisë mu afrua dhe pyetjen e parë që ma bëri ishte për Faton Salihun.

E kishte mbajtur në mend, pasi edhe ai në kohën kur Faton Salihu u bë kampion Europe kishte qenë pjesëmarrës, transmeton, Lajm.

Unë kur i tregova se Fatoni është kryetar i klubit dhe trajner ku stërvitem, pastaj ia tregova edhe një foto, ai u ngrit në këmbë dhe më përqafoi. U ndjeva krenar se kush më stërvitë”, tha boksieri Jasin Lama, i cili në atë moment është ndjerë mjaftë krenarë me trajnerin Faton Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *