Lama e starton vitin me një turne të fuqishëm në Bullgari
January 24, 2019
0 comments
Share

Lama e starton vitin me një turne të fuqishëm në Bullgari

Boksieri më i mirë i Maqedonisë për vitin 2018, Jasin Lama, do të startoj vitin e ri me një turne mjaft të fuqishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet nga 13 deri 20 shkurt në Bullgari, ‘Stranxhata Kup’.

Lama anëtarë i KB “Çair”  është një ndër boksierët më të mirë të vendit, një gjë që e dëshmoi edhe vitin që lamë pas, duke fituar në disa turne të fuqishme si dhe duke marr tituj si bokseri më i mirë por edhe më luftarak në evente si “Adem Jashari” në Mitrovicë, Vllaznia nga Shkodra si dhe “Gongu i Artë” në Shkup. Vlen të theksohet se boksieri shqiptar 2018 mori pjesë edhe në Evropianin e boksit për U22 dhe po i njëjti është kandidat kryesor që edhe këtë vit të paraqitet në një event të tillë ku pret edhe suksese të reja, transmeton portali pwr sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *