Lama dhe Ismaili eliminohen nga KE, por tregojnë lufta të forta
March 26, 2018
0 comments
Share

Lama dhe Ismaili eliminohen nga KE, por tregojnë lufta të forta

Jasin Lama (60kg) dhe Lulzim Ismaili (69kg) nuk na kanë dëshpëruar në debitimin e tyre në Kampionatin evropian në boks për boksier deri më 22 vjet që po zhvillohet ne Trgu Jio në Rumoni edhe pse të njejtit humbën. Lama u tregua si boksier kualitativ edhe pse u ballafaqua me Dorin Buksa nga Moldavija i cili ishte kampion Evrope deri 18 vjet.

Gjyqtarët ishin, kurse Ismaili tregoi luftë interesante ndaj Filip Vacara nga Polonia. Sipas trajnerit të reprezentacionit Faton Salihu të dy bokserët e tij duheshte që të triumfojnë.

“Jasin Lama boksoj kundër  kampionit të Evropës dhe vetëm përvoja i ndihmoj boksierit moldav qe te jete fitues. Ndeshja ishte ne 3 runda dhe me rezultat të ngushtë humbi ndeshjen, kurse Lulzim Ismaili boksoj kundër polakut, Wachala Filip. Kjo ishte një ballafaqim i barabartë edhe pse për ne ishte me i mirë Lulzim Ismaili referat e shpallen fitues boksierin kundërshtar. Cekim se boksierët tanë  pas 6 viteve marrin pjesë ne një kampionat Evropian, andaj ju uroj suksese boksierëve në ndeshjet e radhës”, deklaroi Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *