Lama boksieri më luftarak në “Adem Jashari”
November 26, 2018
0 comments
Share

Lama boksieri më luftarak në “Adem Jashari”

Boksieri kosovar, Patriot Behrami është fitues i turnuet të 20-të jubilar ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili për dy ditë me radhë është zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Ai në meçin final të kategorisë deri në 69 kilogramë mposhti boksierin Naser Ricard nga Zvicra.

Në këtë turne kanë marrë pjesë edhe dy boksierë nga Maqedonia, Jasin Lama (60kg) dhe Arsim Etemi (81kg), të dy të udhëhequr nga trajneri Skender Jahiu.

Lama rrëmbeu medaljen e artë dhe kupën e boksierit më luftarak, ndërsa dueli me polakun Marcel Janciki u shpall cifti më luftarak. Ndërsa, Etemi u mposht në finale nga boksieri kosovar, Ardit Delijaj, duke u nderuar me medalje argjendti.

Në ditën finale organizatorët kanë nderuar me mirënjohje dhe diploma fituesit e 19-t turneve të kaluara, ku fitues i parë ishte Faton Salihu, nënkryetar i FBM-së.

Në turne kanë marrë pjesë bokiserë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Polonia, Çekia, Gjermania dhe Zvicra.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *