Propozimi është diskutuar gjatë mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Nacional Olimpik i Bjellorusisë në Minsk, i cili ka propozuar që gjatë 10-12 ditëve sa do të mbahen garat të hiqen vizat për ekipet pjesëmarrëse dhe për turistët, që mund t’i sjellin të hyra vendit nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Mbetet të shihet nëse në këtë listë të lirimit nga vizat do të përfshihet edhe Kosova, edhe pse vendin tonë nuk e ka pranuar si shtet ende Bjellorusia.
Sportistët kosovarë kanë hasur vazhdimisht në vështirësi për t’u pajisur me viza, mbi të gjitha në vendet që nuk e njohin Kosovën. Të kujtojmë se Nora Gjakova kishte fituar medalje në “Baku 2015”.