Lajm i hidhur për Mike Tysonin
August 14, 2020
0 comments
Share

Lajm i hidhur për Mike Tysonin

Ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tysonit i është shtyrë rikthimi në ring deri më 28 nëntor.

54-vjeçari do të përballej po ashtu me ish-kampionin e peshave të rënda në boks Roy Jones Jr në Los Angeles.

Përballja e dyshes ishte paralajmëruar më 12 shtator, mirëpo tani do të mbahet në fund të muajit nëntor.

“Ndryshimi i datës do u jap më shumën mundësi adhuruesve të boksit që të shikojnë meçin e shumëpritur”, ka thënë Tyson.

Iron Mike nuk ka boksuar që nga viti 2005, aty ku e kishte humbur Kevin McBriden, që ishte humbja e gjashtë karrierë në 58 përballje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Jones kishte boksuar për herë të fundit në shkurt të vitit 2018 kundër Scott Sigmon, ku kishte dalë triumfues.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *