Labinot Xhoxhaj me sukses përfundon vitin 2017
December 12, 2017
0 comments
Share

Labinot Xhoxhaj me sukses përfundon vitin 2017

Boksieri kosovar, Labinot Xhoxhaj e ka kryer me sukses vitin që po e lajm pas me një fitore me ndërprerje ndaj David Ribakon në rundën e 4-të. Ai për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh i kënaqur me suksesin. “Cdo ndeshje ka veshtersit e saj dhe e nyejt ishte edhe kjo por e prita momentin dhe ja arrita qëllimin që të fitoj me ndërprerje. Stafi im dhe unë jemi shumë të kënaqur me këtë triumf, andaj edhe i falënderoj të njëjtit për punën që kanë bërë me mua si dhe sponzorat dhe gjithë ata që po më mbështesin”, deklaroi Xhoxhaj.

Ai shtoi se ndeshjen e tij të ardhshme e pret vitin 2018 dhe beson se edhe ai vit do jetë me plot suksese. Nga ana tjetër, këtij suksesi iu është gëzuar edhe menaxheri i tij Muharrem Gjocaj. “Rruga për suksese te mëdha ndaj karrierës dhe dashuria ndaj Boksit bën qe Labinot Xhoxhaj te përmbyll edhe këtë meq me TKO ne raundin e 4. Ky vit ishte viti i sukseseve me te mëdha për Labinotit dhe jam i bindur qe do te vazhdojmë me ketë rritem qe te arrijmë kulmin e suksesit,do vazhdojmë te jemi aktiv dhe te përgatitur çdoherë qe te tregojm suksese dhe fitore”, tha Gjocaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *