Labinot Xhoxhaj kundër Ferenc Urban në Glattburgg 
June 17, 2021
0 comments
Share

Labinot Xhoxhaj kundër Ferenc Urban në Glattburgg 

Më 10 korrik në “Villa Miami GlatfHof Shaffhauserstrasse” në GLATTBURGG  do të zhvillohet një mbrëmje e bukur e boksit profesionist ku do të paraqitet edhe kampioni Labinot Xhoxhaj i cili do të ndeshet ndaj hungarezit të fuqishëm Ferenc Urban i cili ka një rekord prej 7 fitoreve dhe 2 humbje. Menaxheri i boksierit shqiptar, Muharrem Gjocaj thotë se i ka bërë të gjitha parapërgatitjet që ky meç te kaloj ashtu siç duhet dhe normal shpreson ne fitoren e radhës të Labinotit.

“Ju njoftoj se më 10.07.2021 ne Glattbrugg do te mbahet ndeshja e radhës e boksierin tonë Labinot Xhoxhaj i cili do të kryqëzoj dorëzat ndaj hungarezit Ferenc Urban. Labinoti është përgatitur maksimalisht dhe si gjithnjë me trajnerin e tij Ramadan Millaku dhe besoj se në ring do te paraqitet ne mënyre të shkëlqyer dhe do të na bëj krenar me fitoren e radhës. Apeloj deri te fansat e boksit që të vijnë të na përkrahin sa më shumë për të arritur synimin tonë. Cdo mbështetje e juaja është një motiv për fitore dhe në fund të festojmë së bashku”, tha menaxheri Gjoca.

Ndryshe, cekim se matchmaker i ndeshjes është Avdyl Salihu, kurse ndeshja do të zhvillohet ne adresen:V illa Miami GlatfHof Shaffhauserstrasse 126 8152 GLATTBURGG .

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *