Labinot Xhoxhaj futet në Top 10
October 31, 2019
0 comments
Share

Labinot Xhoxhaj futet në Top 10

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe ushtron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, ka arritur të futet në top 10 e boksierëve më të mirë Evropian – EBU-EE. Ky sukses erdhi pas disa fitoreve që i shënoi ai në vazhdimësi duke llogaritur këtu edhe ndeshjen e fundit ndaj serbit, Predrag Jevtiç që e mposhti me pikë.

Për këtë sukses më meritor janë trajnerët si dhe menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj që po punon në mënyrë speciale për të arritur në majat botërore. Ai në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” kishte thënë se shumë shpejt Labi do të ndeshet për një titull botëror mirëpo rreth cilit titull do të vendoset së shpejti. Ndryshe, duhet cekur se në top 10 evropiane gjendet edhe boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi duke siguruar vendin e 8-të në tabelë.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *