Labinot Xhoxhaj do kthehet në cruiser
October 7, 2019
0 comments
Share

Labinot Xhoxhaj do kthehet në cruiser

Gjatë fundjavës në Glattbrugg të Zvicrës u zhvillua një spektakël i vërtet i boksit ku u ndeshën kombëtarja e Kosovës dhe Zvicrës në boksin amator, kurse u zhvilluan edhe dy ndeshje profesionale ku Edmond Zefi mposhti Mirko Petrovic, kurse Labinot Xhoxhaj fitori Predrag Jevtic (Serbi).

“Falënderojë të gjithë sponsoret, miqtë dhe shokët që më ndimuan të mbaj ndeshjen. E falënderoj gjithashtu stafin që japin gjithmonë maksimumin që un të arrij majat e suksesit. Për të gjithë juve kam një lajm që ndeshja e fundjavës ishte e fundit për mua në super të rëndë (91+kg) dhe prej sot në përballjet tjera do kthehem me kategorinë e rëndë (91kg) sepse kjo kategori është ideale për mua dhe aty e gjej vetën më së miri”, tha Labinot Xhoxhaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *