Kyoshi Alen Tanzadeh seminar te madh ne Ferizaj
July 18, 2018
0 comments
Share

Kyoshi Alen Tanzadeh seminar te madh ne Ferizaj

Klubi i karatesë Kastrioti i cili njëherit është njëri prej ekipeve më të organizuara në Kosovë por edhe me suksese të mëdha po vazhdon të sjell në vend edhe instruktor të njohur të karatesë. Kështu kastriotasit po njoftojnë se gjatë kësaj fundjave do të mbajnë Seminar teknik me Instruktorin më të njohur botëror për aspektin teknik të karatesë, Kyoshi Alen Tanzadeh 7 DAN.

Seminari është i hapur për të gjitha stilet / shkollat e karatesë dhe ka karakter për ngritjen cilësisë teknike tek studentët dhe garuesit e karatesë. Andaj edhe ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të përcjellin këtë mjeshtër të madh të paraqiten tek KK Ferizaj, respektivisht tek trajneri Raif Musa. Ndryshe seminari zhvillohet të Shtunën dhe të diellën duke filluar në ora 10:00 tek palestra Bill Klinton, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.

 

Kush është Alen Tanzadeh

–             Aktualisht, mban titullin “Kyoshi 7 DAN” nga Federata Botërore Karatesë për Shitoryu (WSKF),

–              Posedon licencën Refer Kumite “B” dhe Gjyqtar Kata “A” nga Federata Botërore e Karatesë (ËKF),

–             Drejtor i përhershëm teknik në WSKF,

–              Kryetar i Komitetit të Reverëve në Provincën e Ontarios në Kanada,

–              Kryetar i panelit të Ekzaminimit për grada mjeshtërore në Kanada,

–             Ekzaminues zyrtar i WSKF-it për grada mjeshtërore,

–             Këshilltar Teknik në Federatën Shitoryu Karate-Do për Azin e Pacifikut (APSKF),

–             Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Pan-Amerikane për Shitoryu Karate- Do(PSKF)

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *