Ky është KB Çairi, pa kushte dhe përkrahje financiare, por kampionë!
December 18, 2017
0 comments
Share

Ky është KB Çairi, pa kushte dhe përkrahje financiare, por kampionë!

Gazeta Lajm shkruan se klubi i ri i boksit “Çair” është shembull më i mirë për të arritur suksese. Pa kushtet elementare, pa ndihmë financiare, dhe pa zhvilluar asnjë ndeshje si vendës, boksierët e Çairit, dje në Shtip janë shpallur kampion të Maqedonisë për senior dhe për të rinj.

Përveç boksierëve që janë meritorë për këtë sukses të madh, meritat iu takojnë edhe trajnerëve, Albion Nasufi, Enver Salihu, Skender Jahiu dhe Faton Salihu.

“Në këtë vit kemi marrë pjese me ekip të ri, mund të them bile edhe fillestar., mirëpo, për një kohë shumë të shkurtër kemi përparuar. Boksierët tanë ia kanë dal të fitojnë ndaj boksierëve që kanë shumë vite përvojë në boks. Kjo tregon se më një përkushtim dhe punë të palodhur të trajnerëve të klubit tonë arrihet gjithçka”, deklaroi në fillim Faton Salihu.

Më pas ai shtoi:

“Në Ligën e parë që nga fillimi i kampionati kemi qenë bindshëm më të mirët, ndërsa në Ligën për të rinj konkurrenca ishte e fortë me klubet si Bargalla dhe Pink Panter. Gjithçka është vendosur në xhiron e fundit”, thekson Salihu, i gëzuar për suksesin e arritur.

Salihu tregon se nuk kanë përkrahje nga komuna e Cairit.

“Dëshiroj të theksoj se klubi  boksit Çair nuk ka pasur asnjë përkrahje, e as mbështetje nga komuna e Çairit. Dhe, për këtë arsye gjatë tërë vitit nuk kemi pasur mundësi që asnjë ndeshje ta luajmë si vendas. Të gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar si mysafir”, thotë Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *