Kushtrimi fitoi 5 medalje në Gjilan
Klubi i karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2017” në Gjilan të Kosovës. Ata kanë garuar me 6 karateist në disiplinën luftë dhe kata. Kushtrimi arriti 5 medalje, prej tyre dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta.
Ja rezultatet:
Xhejlan Jahiu, 2004, lufta, +49 kg, vendi i parë dhe kupë.
Emir Ramadani, 2006, lufta, -40 kg, vendi i parë dhe kupë.
Azra Abdullahu, kadete, lufta, -54kg, vendi i dytë.
Medin Dema, kadet kata, vendi i dytë.
Rexhep Rushiti, 2006, lufta, -35 kg, vendi i tretë.