Kur i ndjeri ia lidh… Aziz Salihut!
February 8, 2019
0 comments
Share

Kur i ndjeri ia lidh… Aziz Salihut!

Një emër që pak flitet në shqiptari për të, është Bruno Hrastinski! I ndjeri Bruno ka prejardhje shqiptare dhe ka qenë selektor i reprezentacionit të ish Jugosllavisë së bashku me të ndjerin, të famshmin Lah Nimani. Një fotografi e rrallë është publikuar, kur Bruno ia lidh dorëzat Aziz Salihut, ky i fundit është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bruno e ka pas babin shqiptar, Cana Begun dhe është me prejardhje nga Gjakova, pra e familjes Kryeziu (e regjisorit Ekrem Kryeziu). Bruno ka qenë selektor atëkohë, kurse Lah Nimani trajner i parë”, kështu ka deklaruar me 10 janar të këtij viti Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *