Kur Aziz Salihun e lidhen tri orë për radiatori, e mbajtën në gjunjë dhe pastaj…
April 10, 2019
0 comments
Share

Kur Aziz Salihun e lidhen tri orë për radiatori, e mbajtën në gjunjë dhe pastaj…

Një histori trishtuese që nuk harrohet kurrë nga sportistët tanë që dhanë shumë për pavarësimin e sportit të Kosovës. Shumë të maltretuar e të rrahur dhe të arrestuar e të keqtrajtuar gjatë bisedës informative nga sigurimi kriminal serb. Një medium serb, por nuk është theksuar se cili ka qenë, por që një shkrim në gjuhën serbe është postuar nga ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, duke treguar se si raportuan ata. “Me rastin e zgjedhjes së sportistit të vitit, që u organizua më 28 dhjetor në vitin 1994, në një restorant (Show) në afërsi të Prishtinës, u arrestuan 25 sportistë, gjyqtarë dhe punëtorë të tjerë sportiv shqiptarë.

Në këtë rast, boksieri Aziz Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, është marr dhe lidhur për radiatori, e kanë rrahur”, shkruan mes të tjera mediumi serb. Salihu ka bërë një postim të tij, duke shkruar:

“Këtu në gjuhen serbe tregon se si në vitin 1994 në restorantin ‘Show’ me rastin e zgjedhjes se sportistit të vitit në Kosovë, policia e Serbisë ndërprenë dhe arrestojnë shumë punëtorë sportiv, ku posaçërisht unë jam i rrahur e maltretuar, i lidhur në gjunjë plot tre ditë, duke me akuzuar se isha ‘ministër i sportit’ dhe themelues i KOK-ut dhe federatave të boksit dhe fullkontaktit ( tash kic-kbox)… Në atëkohë me morën lokalin pizzeria “Zizi” dhe detyrohem me gjithë familje të zhvendosem në Shkup”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *