Kundërshtari i Markut do jetë gjeorgjiani Barkalaia
Në fund të këtij muaji, respektivisht më 27 maj, në qytetin zviceran Olten, luftëtari i ringjeve (MMA), Florian Marku do të përballet kundër Gia Barkalaia nga Gjeorgjia.
Luftëtari shqiptar është në formë shumë të mirë dhe pritet që të shënoj një fitore të re. Ai në mecet e fundit mposhti serbin Suskacevic, kurse pas luftës me Barkalaian ka caktuar një ndeshje të radhës kundër grekut Bitakos, që do të zhvillohet më 10 qershor.