Kumanovari Bashkim Selmani tre përballje këtë vit
Muay thai me prejardhje nga Kumanova, por që jeton dhe vepron në Zurich, Bashkim Selmani, ekskluzivisht për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” ka zbuluar për ndeshjet e tija të ardhshme.
Takimin e parë e ka më 14 tetor ne Bazel kundër Massa Risti, kurse më pas më 4 nëntor në Cyrih dhe dhjetor do të udhëtoj në Thailand. Ai thotë se ndihet shumë mirë i përgatitur dhe beson se do të del fitues.
“Përgatitjet jam duke i zhvillu në klubin ku ushtroj Natthapong Gym dhe mendoj se jam i përgatit maksimalisht për ndeshjet që më presin. Kundërshtarin e ardhshëm të them drejtën aspak se njoh vetëm se kam shikuar disa video dhe sipas asaj që po vërej bëhet fjalë për një kundërshtar të papërshtatshëm. Por unë do ta analizoj edhe pak tekniken e këtij djaloshi dhe besoj se do të arrij deri tek triumfi sepse jam në top formë”, tha Selmani, i cili ushtron qe 15 vite, ku ka 86 lufta, prej tyre 15 humbje. Ai ka qen kampion i Zvicrës, Evropës e botës.