Kuka: Nëse do kemi pak fat, do t’i kemi tri finaliste në Evropian
April 19, 2017
0 comments
Share

Kuka: Nëse do kemi pak fat, do t’i kemi tri finaliste në Evropian

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, beson e shpreson se do të dalin me medalje në Kampionatin Evropian që mbahet në Varshavë të Polonisë. Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Fjolla Kelmendi do të garojnë nesër, kurse Loriana Kuka e Akil Gjakova dalin në mejdan me 21 prill përkatësisht në ditën e premte. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se atmosfera është jashtëzakonisht e mirë dhe pretendon me tre garues të jenë në finale.

“Nëse do kemi pak fat sportiv, atëherë do t’i kemi tri finaliste, Majlindën, Norën dhe Distrian, ndërsa tre garuesit tjerë do ta kenë më vështirë, por gjithsesi pres plasman”, ka thënë Kuka. Si është atmosfera në Varshavë, sa jeni optimist? “Atmosfera në ekip është e shkëlqyer, ku u zhvillua stërvitja e fundit para garës! Shumë besoj që do të arrijmë t’i fitojmë tri medalje!”, thotë ai. Kuka më tutje flet edhe për shortin që u hodh dje. “Kryesisht shorti është i favorshëm për garuesit tanë, por unë shortin nga të gjithë komponentet e qes në kategorinë e tretë. Me rëndësi është që garuesit tanë janë të përgatitur maksimalisht dhe vetëm ju mbetet t’i tregojnë aftësitë e tyre gjatë garave”, thotë Kuka. Majlinda është në formë të jashtëzakonshme, e cila futet për ta mbrojtur titullin që e kishte fituar në vitin e kaluar në Rusi.

Edhe garuesit tjerë janë në formën më të mirë të mundshme dhe secili prej tyre synon të jenë në finalen e madhe. Megjithatë, duhet veçuar edhe dy garuese të reja që debutojnë për herë të parë në një ngjarje të madhe, siç është Loriana e Fjolla. Të dyja janë ambicioze dhe do të mundohen të japin më të mirën e mundshme ndaj rivaleve

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *