Kuka: Mospranimi i testeve të COVID-19 të Kosovës është një barrierë tjetër e vendosur për ne
July 23, 2020
0 comments
Share

Kuka: Mospranimi i testeve të COVID-19 të Kosovës është një barrierë tjetër e vendosur për ne

Seleksionuesi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se po vazhdohen të vendosen barriera ndaj Kosovës. Ai ka thënë fakt për këtë është se shumë shtete evropiane nuk po i pranojnë testimet për COVID-19 që po bëhen në Kosovë.

“Pse shumë shtete Evropiane s’po pranojnë testimet për Covid 19 që bahen në Kosovë!?
Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë, as liberalizim e tash barriera me teste!
Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë, Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet s’po i pranojnë.
Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë! E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i Shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu. Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nëse do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen prapa.
Testimet në Kosovë askush s’mund t’i kontestoj, shteti Kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU s’po e bën një gjë të tillë!? E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë!” – ka shkruar Kuka në Facebook.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *