Kuka: Kosova të bëhet çerdhe e kultivimit të xhudos ndërkombëtare
July 22, 2017
0 comments
Share

Kuka: Kosova të bëhet çerdhe e kultivimit të xhudos ndërkombëtare

Xhudoja është krenaria e kombit shqiptar. Xhudistet e Kosovës pothuajse një muaj i ndajnë nga Kampionati Botëror që do të mbahet në Budapest të Hungarisë, ndërsa ato ka kohë që përgatitet me intensitet të shtuar nën drejtimin e trajnerit më të suksesshëm shqiptar, Driton Kuka, transmeton Bota Sot.  Xhudistet e xhudistët e kombëtares së Kosovës tash e disa ditë janë në kampin në Slloveni, ku zhvilluan përgatitjet në aspektet e ndryshme. Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, deklaroi se ky kamp ka qenë i mirëseardhur sidomos për sfidat e mëdha që i presin posaçërisht për Kampionatin Botëror. Përveç kësaj në Pejë do të zhvillohet edhe kampi ndërkombëtar, ku do të jenë rreth 100 pjesëmarrës.

Xhudistet e xhudistët e kombëtares së Kosovës tash e disa ditë janë në përgatitje në Slloveni, çfarë iu ka shërbyer me shumë?

Agron Kuka: Pas përfundimit të suksesshëm të kampit në Bosnjë, e i udhëhequr nga trajneri i kombëtares sonë, kombëtarja jonë ka vazhduar në kampin që po mbahet në Slloveni, ky kamp shërben për vazhdimin e përgatitjeve për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Budapest muajin e ardhshëm po ashtu edhe për festivalin olimpik të të rinjve që do të zhvillohet në Gyor të Hungarisë.

Të dielën fillon kampi në Pejë, pritet të jenë rreth 100 pjesëmarrës! Me një fjalë, janë përgatitje për Botëror dhe garat tjera, a është një sfidë e madhe për Ju?

Agron Kuka: Është lloj sfide, pasi që kësaj radhe është hera e parë që vjen kombëtarja e Turqisë e që për ne është privilegj, por të gjitha përgatitjet janë bërë që kampi të rrjedh në mënyrën më të mirë të mundshme! Shpresoj që me ndërtimin e Qendrës Nacionale që kësi lloj kampe të mbahen edhe më shpesh. Kështu që, synimi ynë është që Kosova të bëhet çerdhe e kultivimit të xhudos ndërkombëtare.

Me 28 gusht – 3 shtator do të mbahet Kampionati Botëror, sa jeni të përgatitur dhe me cilët garues do të merrni pjesë?

Agron Kuka: Përgatitjet janë duke shkuar sipas planifikimit, shpresojmë të mos kemi ndonjë të papritur, përndryshe në Kampionatin Botëror, do të jemi pjesëmarrës me katër garues, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *