Kuka: Ishte vendim i vështirë i imi
October 30, 2018
0 comments
Share

Kuka: Ishte vendim i vështirë i imi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shprehet se ka qenë vendim i vështirë i tij në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi. “Me medalje të argjendtë në një Grand Slam! Ishte vendim i vështirë i imi të kthehet në garë kaq të fortë por tani më ndjehem mirë pas performancës së saj!

Rikthehet me medalje, arriti në finalen e madhe, gjakderdhja nga një çarje shtyri mjekun të marr vendim që të ndërpres luftën por…

Rikthimi i saj është i fuqishëm.

Stresi për mua para kësaj gare ishte shumëfish ma i madh se para garave tjera! Doja që gara e parë të jetë me sukses dhe ashtu doli! Nora, Disi e Akili por së shpejti edhe Loriana me Kampionen Olimpike drejt Tokyo 2020!”, shkruan Kuka.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *