Kuka i kënaqur me medaljen e Majlinda Kelmendit
October 28, 2019
0 comments
Share

Kuka i kënaqur me medaljen e Majlinda Kelmendit

Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e Majlinda Kelmendit në Abu Dhambi.

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë në garën e Granda Slamit, e që trajneri i saj paralajmëroi që kjo garë ka përdunduar për vendin tonë.

Por, Kuka ka pasur kritika për Distria Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Akil Gjakova, derisa kishte fjalë më të mira për Loriana Kukën.

“Grand Slam Abu Dhabi 2019 përfundoj për Kosovën! Majlinda shkëlqeu përsëri me medalje të artë”, ka shkruar Dritoni në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot garoj Loriana Kuka 78 kg zuri vendin e 5 dhe mori 350 pikë Olimpike, përderisa në luftën për finale realisht kishte gjasa për fitore në luftën për medalje humbi kundër Francezes Kampione aktuale Botërore Malonga ku nuk ishte në performancën e saj të duhur!”.

“Deri në gjysmëfinale mposhti garueset nga Uzbekistani,mandej Kinezen dhe në çerekfinale anglezen Powell”.

“Akil Gjakova 73 kg dhe Nora Gjakova 57 kg fituan nga një luftë dhe mandej humbën në luftën e dytë, s’ishin as për së afërmi në nivelin e tyre të pritshëm”.

“Vlen të ceket që për garë ishte lajmëruar edhe Distria Krasniqi por ajo nuk arriti peshën e duhur për garë”, ka shtuar më tej trajneri kosovar.

Gara e fundit për këtë vit për xhudistët e Kosovës do jetë Mastersi që mbahet në dhjetor në Tokyo.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *