Kujt i betohet Aziz Salihu?
Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, si gjithmonë është i përkushtuar në familje, por edhe i hareshëm për shoqërinë.
Aziz Salihu shihet në një ndejë në njërën nga restorantet në Prishtinë, duke iu betuar bashkëshortes së tij Agimes, se ajo është gjëja më e shtrenjtë për të në këtë botë.
“Zizi” shihet në foto duke shtrënguar dorën me bashkëshorten dhe aty janë edhe vajzat e tij, Monika e Morena.