Kryhen peshimet, McGregor 2kg më i rëndë se sa Mayweather
August 26, 2017
0 comments
Share

Kryhen peshimet, McGregor 2kg më i rëndë se sa Mayweather

Natyrisht që peshimet nuk të shpallin fitues, por Conor McGregor ka fituar “raundin e parë”, pasi ka rezultuar gati 2kg më i rëndë se Floyd Mayweather në peshimet e kryera, në prag të sfidës së sotme. 153lbs (69.4kg) për McGregor dhe 149,5lbs (67.8kg) për Mayweather, në përfundim të peshimeve, që u kryen 30 orë para duelit, që zhvillohet sot në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor pas peshimit

Mayweather, pak ditë më parë, pat thënë se McGregor nuk do të arrijë të kapë peshën e duhur të lejuar (154lbs), por irlandezi ia doli mbanë. McGregor është sportisti i parë i UFC-së që shpallet kampion bote në dy pesha të ndryshme (pupël dhe të lehtë). Ai u ngjit i pari në peshore dhe pasi mësoi se ishte brenda limitit të lejuar shpërtheu në arenë. Ndërsa i dyti që hypi në peshore ishte Mayweather, natyrisht brenda limiteve të lejuara.

Conor McGregor gjate peshimit

Interesant fakti që Mayweather mbërriti në stadium i shoqëruar nga një staf i madh, i përbërë nga 100 persona, por pavarësisht kësaj ishte McGregor dhe stafi i tij ai që bëri më shumë zhurmë, para, gjatë dhe pas peshimit. Boksieri amerikan do të kërkojë fitoren e 50-të në karrierën e tij legjendare, ku nuk ka asnjë humbje, ndërsa për kampionin irlandez të arteve marciale mikse ky është debutimi në sportin e boksit.

Floyd Mayweather gjate peshimit

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *