Kryetari i qytetit mbështeti nga afër karateistët
April 8, 2017
0 comments
Share

Kryetari i qytetit mbështeti nga afër karateistët

Në Shkup u zhvillua turneu i 11-të me radhë në karate “Gazi Baba Open” ku morën pjesë 8 shtete me mbi 600 garues. Njëri prej mbështetësve të këtij evenimenti ka qen edhe Qyteti i Shkupit, me ç’rraste nga afër garën e përcjelli edhe kryetari i qytetit, Koce Trajanovi, i cili është edhe adhurues i flaktë i sporteve, e sidomos ato luftarake.

Në paraqitjen para shikuesve dhe sportistëve, ai edhe njëherë konfirmoi se mbështetja nga ana tij do jetë për të gjithë që tregojnë rezultate dhe kualitete.

“Nëpërmjet sportit jeta jonë zgjatët, andaj çdokush duhet të jetë aktiv në jetën e tij, sepse me zgjatje të muskujve dhe ushtrimeve të rregullta do jemi edhe më në formë që të përballojmë angazhimet ditore. Jam shumë i kënaqur kur shoh një numër të madh fëmijësh që merrem me sport dhe i përgëzoj për këtë, kurse mbështetja jonë nuk do të mungoj asnjëherë”, tha Trajanov, i cili gjithnjë gjen kohë që ti përcjell sportet në vend ngjarje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *