Tërstena: Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me priti si një kampion olimpik
April 12, 2017
0 comments
Share

Tërstena: Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me priti si një kampion olimpik

Me kënaqësi të veçantë përmbylla vizitën vëllazërore në komunën e Lipjanit. Vlen të theksohet se për herë të parë në histori një kryetar shqiptar nga Kosova, kryetari i Lipjanit, zotëri Imri Ahmeti me priti si një kampion olimpik dhe sportist i shekullit 20.

Me kryetarin e komunës së Lipjanit, z.Ahmeti biseduam gjerë e gjatë për kushtet e jetesës së popullatës së kësaj ane, me theks të veçantë mbi gjendjen e sportit, kushtet të cilat i disponon Komuna e Lipjanit, në të cilën jeton edhe një pjesë e madhe e farefisit dhe gjakut tim. Nga kryetari i komunës u njoftova se kishte projekte ambicioze për zhvillimin e sportit, pasi vetë ishte dashamir i sportit, ndërsa komuna financonte jo një, jo dy, por plot 16 klube në sporte të ndryshme, ndërsa çdo vendbanim kishte nga një fushë sportit të hapur, me qëlim që të rinjtë të kenë mundësi dhe kushte për tu stërvitur, që është një hap shumë pozitiv dhe domethënës.

Nga ajo që shihej Lipjani zhvillohej, po punohej, realizoheshin projekte, ndërsa kryetari i komunës zhvillimin e sportin dhe sidomos stimulimin e talenteve të reja e kishte prioritet, që po ashtu është shembull shumë i mirë që tregon se sporti mund të zhvillohet në komuna. Me nikoqirët kaluam momente të bukura dhe të paharrueshme, sikurse kisha bindjen atje, më pritën ashtu si e ka traditë ky popull i kësaj ane, me shumë respekt dhe bujari, emocione dhe biseda. Ne fund si një sportist i shekullit pata rastin në mënyrë simbolike t’ia dhuroj librin tim monografik mbi jetën time sportive, “Rruga e Kampionit Olimpik”, ndërsa kryetari Ahmeti i më dhuroi logon që simbolizon komunën e Lipjanit. Në këtë takim ishte prezent edhe miku im, autori i librit Prof Dr.Sefer Tahiri.

Po ashtu vizitova edhe Bibliotekën e Lipjanit, ku pata një takim miqësor me Drejtorin e Sektorit për Rini dhe Sport, Basri Hashani i shoqeruar nga Bekim Zaskoku. Kësaj biblioeteke i dhurova disa kopje të librave si kujtesë për historinë sportive. Ndërsa në Prishtinë vizitova Universitetin AAB, ku zhvillova një takim me drejtuesit e këtij universiteti, Rektori Lulzim Tafa, zëvendësrektorin Shemsedin Vehapi dhe profesoreshën Vjosa Osmani. Universiteti AAB ishte një universitet bashkëkohor, me ambiente evropiane dhe kushte më të mira për studime cilësore, ndërsa në të studionin rreth 16 mijë të rinj, një universitet që garanton progres dhe zhvillimin e dijes dhe shkencës, në të gjitha lëmitë. Në këtë Universitet funksiononte me shumë efikasitet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, i cili kishte disa salla sportive, me infrastrukturë më të re për sporte të ndryshme, në të cilat studionin shumë të rinj dhe të reja, nga të cilët me siguri do të dalin edhe sportistë të . Vizita u realizua në kuadër të përgatitjeve për promovimin e librit tim biografik në Universitetin AAB, që do të mbahet të premten.

Shkrimi është marrë në facebookun e Shaban Tërstenës, kampion olimpik i mundjes në vitin 1984

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *