Kreu i sportit turk, viziton boksierët në kampin në Ajvalek
May 5, 2017
0 comments
Share

Kreu i sportit turk, viziton boksierët në kampin në Ajvalek

Kampi i boksit në Ajvalek të Turqisë ku po qëndrojnë reprezentacioni i Maqedonisë së bashku me atë të Kazakistanit, Gjerorgjisë e Turqisë, të enjten u vizitua nga kreu i lartë i sportit të këtij vendi si kryetari i Federatës së Boksit turk si dhe komitetit olimpik dhe shumë mysafir tjerë, ndërkohë që kjo ngjarje u përcjell edhe nga televizionet e shumë të këtij vendi, ku u shpreh edhe njëri prej trenerave të Maqedonisë, Enver Salihu.

“Po u  vizituam nga kreu i lartë i sportit, por më erdh keq që me ne nuk ishin edhe boksierët e Shqipërisë. Sa i përket përgatitjeve të njëjtat po shkojnë shumë mirë, ku në mëngjes bëjmë treningë vetmas kurse në mbrëmje së bashku me reprezentacionin e Turqisë  dhe Gjeorgjisë ku ka shumë boksier dhe për ne kjo është një plus se po mësojmë shumë nga këto kombëtare të fuqishme. Kushtet janë shumë të mira në kamp, ushqimi është fantastik, koha e mirë dhe personaliteti i kampit na rin afër për çdo imtësi”, u shpreh për Arena Ring nga Ajvalek, Enver Salihu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *