Krenar, me kokën lartë përfundon karrierën me dy tituj botëror
December 24, 2018
0 comments
Share

Krenar, me kokën lartë përfundon karrierën me dy tituj botëror

Gjatë fundjavës në Tiranë u zhvillua një eveniment i madh i sporteve luftarake, ku kikboksieri shqiptar, Adriatik Cami, në ndeshjen e fundit arriti të fitoj dy tituj botëror në WKF dhe WIPU, pasi e mposhti marokianin, Ayoub Zerouali.

Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve. Ai pas ndeshjes u tregua shumë i emocionuar duke festuar me publikun që kishte ardhur ta mbështetshin dhe duke i falinderuar ata për përkrahjen që ja kanë dhënë gjatë dy raundeve  por edhe gjatë procesit të përgatitjeve ku ka pas shumë nevoj për motivim shtesë. Pas ndeshjes Cami për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” e cila edhe nga afër ka ndjek këtë aktivitet tha se ndihet krenar që e ka arrit qëllimin e të fitoj këta dy tituj shumë të vlefshëm në karrierën e tij shumëvjeqare.

“Ndjehem krenar për të gjithë që erdhen në palestër dhe më dhanë mbështetje por falinderoi edhe ata që më kanë përcjell në tv nga e gjithë bota. Jam shumë i gëzuar që arrita qëllimin dhe kjo do jetë njëherish edhe ndeshja ime e fundit në karrierë. Tani planifikoj të vazhdoj të jem trajner dhe ti mësoj nxënësit por edhe të hapi një palestër ne Durrës”, tha Cami.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *